Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani deklaroi se ka qenë ai që ka bërë planin 9 pikësh për de-esklaimin në veri të Kosovës. Ai tha se ky propozim i tij më pas është bërë plan i qeverisë së Kosovës.
“Fillimisht kam qenë në vizitë në Prishtinë. Përveç takimit me presidenten, kryeministrin, ministren e jashtme, me kryeministrin vizituam edhe Akademinë për policë, ku i përshëndetem policët e rinj përfshirë edhe ata të komuniteteve.
Për së dyti pastaj dola me planin 9 pikësh për deeskalim në veri të Kosovës, si kryesues i OSBE-së për shkak se me vendim të OSBE-së është vështirë të merren vendime për shkak se janë me konsensus atje dhe prandaj shfrytëzova mandatin tim si kryesues që të dal me planin 9 pikësh i cili pastaj u bë edhe plan i Qeverisë së Kosovës për de-eskalim, përfshirë këtu shpalljen e zgjedhjeve dhe normalizimin e situatës atje”, ka thënë ai.