-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I kapen 20 pako heroinë në makinë, arrestohet shqiptari në Kosovë

Kryesoret

Në një operacion të mirëorganizuar, Njësia Antidrogë e Policisë së Kosovës, ka arritur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme të narkotikëve që dyshohet se do të destinoheshin për në tregun e Bashkimit Evropian.

Gjatë një konference për shtyp të mbajtur të dielën, u bë e ditur se nga vetura e të dyshuarit me inicialet A.L., me shtetësi shqiptare dhe kroate, janë sekuestruar 20 pako të narkotikëve të tipit heroinë.

“Operacioni ka çuar në arrestimin e A.L., lindur në vitin 1959, i cili tashmë është në pranga dhe po intervistohet në prani të avokatit të tij,” tha rreshteri Reshat Murseli.

Ai shtoi se përveç drogës, nga vetura e të dyshuarit janë gjetur edhe 2.500 euro në cash dhe dy telefona celularë, të cilët po ashtu janë sekuestruar për hetime të mëtejshme.

E gjitha sasia e drogës, e cila peshon rreth 20 kilogramë dhe 60 gramë, ka një vlerë të konsiderueshme në treg; fillimisht vlerësohet të jetë diku në mes të 20 dhe 25 mijë eurove, por vlera totale në tregun e gjërë mund të arrijë deri në 200 mijë euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit