-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U fol se Argita e futi në politikë, Basha sqaron si është e vërteta

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në podcastin me Marsid Gupin dhe Ermal Peçin, ka folur për herë të parë për fjalët se Argita Berisha e solli në politikë.

Basha e ka mohua këtë gjë duke u hsprheur se Malltezin e ka takuar për herë të parë verën e vitit 2000 në Kosovë, por se fillesat në politikë i ka pasur shumë herët.

“Futja ime në PD nga Argita Malltezi, siç thonë, është një nga ato stigma të investuara fillimisht nga kundërshtari politik. Jo, nuk është e vërtetë. Gjithçka që kam thënë besoj demonstron të kundërtën. Në fakt, Argitën për herë të parë e kam takuar në Kosovë në verën e vitit 2000. Ndërkohë që Sali Berishën e njoh që nga 91-shi.

Jo thjesht e njoh, por kemi pasur me dhjetëra raste, takime, kontakte, e njoh personalisht, pra nuk është e vërtetë. Por meqë e the, unë e di kur ka dalë dhe pse ka dalë. Kjo ka dalë në momentin kur unë jam futur në politikën aktive në Shqipëri dhe këta thonin nga erdhi ky, çfarë është ky. Sepse atëherë si tani, kur futej një aktor i ri duhej të gjenin patjetër t’i vinin bishta, ta godisnin e kështu dhe pjesë e kësaj ishte dhe kjo, “e ka sjell vajza e Berishës”.

Pra ka qenë diçka e lindur me një motiv politik. Dhe siç e kam unë që nuk merrem me këto gjëra, mund të jetë ndërtuar dhe të jetë përforcuar ideja që erdhi për këtë arsye. Mori një dimension tjetër në 2011-ën ku fushata e vetme që bëri Edi Rama pa sukses në përballjen për bashkinë e Tiranës ishte që të më evidentonte me Sali Berishën. Pra, është pjesë e luftës politike.” u shpreh Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit