-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Trimçev: Ka ngecur në burokraci

Kryesoret

Shqipëria dhe Italia në datë 6 Shkurt nënshkruan marrëveshjen për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore. Marrëveshja u nënshkrua në Romë nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani dhe ai i Italisë, Antonio Tajani. Por prej asaj date nuk ka lëvizur asgjë për ta ratifikuar në parlamentet përkatëse.

Zv/ presidenti i Shoqatës së “Diasporës 91-19” Dritan Trimçev në një bisedë me “Skype” me “5Pyetjet.al” tha se i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama dhe ministrisë së Punës së Italisë. Theksoi se nga pala shqiptare përgjigja që mori ishte se marrëveshja vazhdon rrugën përmes institucioneve. Por kjo nuk e kënaqi aspak. Trimçev tha se nëse dy palët duan, e tejkalojnë burokracinë, ashtu sikur ndodhi në kohë rekord me marrëveshjen për kampet e refugjatëve që do të vijnë nga Italia në Shëngjin.

Marrëveshja ka ngecur në burokracinë italo-shqiptare. Ne nuk kemi reshtur së përpjekuri. Kemi kontaktuar si dikasteret italiane të Jashtme dhe të Punës, por edhe zyrën e Bashkëqeverisjes në Shqipëri, që në ka dhënë një përgjigje të thjeshtë, që vazhdon bashkëpunimi mes dy instituteve të sigurimeve shoqërore dhe se kjo çështje do të ndjekë rrugën e saj, por nuk kemi njoftime të tjera.

Letra dërguar kryeministrit Edi Rama

Sa i përket Italisë kemi pasur kontakte me zyrat legjislative të ministrisë së Jashtme që e drejton këtë punë. Rruga që duhet të ndiqet, është që ministria e Jashtme ia dërgon qeverisë, e cila e vendos në program, bën dekret ligjin dhe më pas i kalon parlamentit dhe senatit ose senatit dhe parlamentit, varet se ku shkon më parë. Po kaloi në senat rruga është më e thjeshtë. Do të kalojë në komisionet përkatëse.

Duhet të aprovohet. Por deri tani nuk kemi asnjë lloj lajmi që kjo punë ka ecur përpara. Asnjë progres. Pas dy muajve i shkruam zyrës së ministrisë së Punës dhe të Jashtmes. Pardje isha një takim me ministren e Punës që i dorëzova një letër në të cilën, që është fotokopje e letrës që i kemi dërguar edhe zotit Edi Rama.

Letra dërguar ministres italiane Marina Elvira Calderone

I kujtojmë që kur ekziston dëshira në të dyja vendet çështjet mbyllen shumë shpejt dhe kemi marrë si shembull çështjen e refugjatëve që do të vijnë nga Shqipëria në Itali dhe për këtë u desh më pak se një vit. Kështu që cdo gjë është bërë jashtëzakonisht shumë shpejt nga komisionet teknike, qeveritë dhe parlamentet dhe Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri.

Ekziston mundësi që kjo të zgjidhet jashtëzakonisht shpjet, nuk ka pengesa veç burokracisë dhe vullnetit politik të dy vendeve. Gjithashtu kemi vendosur që të bëjmë një takim në Asti të Italisë ditën e shtunë, ku kemi ftuar disa politikanë, jo primarë, pasi nuk arritëm që të merrnim aprovimin e Ramës dhe Melonit për shkak të axhendës së ngjeshur.

Ftesa për takimin në 13 Prill në Asti

Kemi ftuar disa politikanë italianë do të marrin pjesë e emigrantë shqiptarë. Do të diskutojmë për përpjekjet që janë bërë dhe cfarë mund të bëhet më tej për realizimin sa më shpejt të kësaj marrëveshje. Ideja jonë është që të dalim me një letër për t’ua dërguar qeverive përkatëse që të përshpejtohet marrëveshja” tha ai për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit