11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Stop vjedhjes, ku e shikojmë Shqipërinë pas 10 viteve

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbritur në terren dhe nga Kombinati shprehet se ‘është koha për të përveshur mëngët sepse nuk mund të lejojmë më që të vazhdohet të vidhet pafund me inceneratorin fantazmë dhe me Kompaninë 5D’, referuar dosjeve në bashkinë e Tiranës.

Ilir Meta ka përsëritur edhe njëherë prioritetet e Partisë së Lirisë për 10 vitet e ardhshme, si rritjen e pensioneve, mbështetjen e familjeve të reja dhe ndalimin e shpopullimit.

“Mbrëmë në Kombinat, ku dëmet e korrupsionit të Bashkisë së Tiranës janë më të mëdha se tërmeti i pesë viteve më parë, që la në qiell të hapur mijëra familje, por që sot ende nuk i kanë marrë banesat e premtuara.

Është koha për të përveshur mëngët sepse nuk mund të lejojmë më që të vazhdohet të vidhet pafund me inceneratorin fantazmë dhe me Kompaninë 5D që drejton Bashkinë e Tiranës.

Është koha për shkundje! Partia e Lirisë ka 5 prioritete kryesore për 10 vitet e ardhshme, në veçanti rritjen e pensioneve, mbështetjen e familjeve të reja dhe ndalimin e shpopullimit, që synojnë një Shqipëri europiane dhe me standarde të larta jetese”, shkruan Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit