-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

17-vjeçari çau postbllokun dhe hedh dozat nga dritarja

Kryesoret

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli 2” është arrestuar një 17-vjeçar në Korçë.

Automjeti në të cilin lëvizte i mituri është sinjalizuar për të ndaluar, me qëllim kryerjen e kontrolleve.

Pavarësisht sinjalit, ka vijuar me shpejtësi lëvizja me automjet dhe 17-vjeçari ka hedhur nga xhami, disa doza kanabis që kishte me vete, me qëllim shitjen.

Shërbimet e Policisë i janë vënë menjëherë në ndjekje dhe kanë mundësuar kapjen dhe ndalimin e tij.

Në vijim të veprimeve procedurale, janë kryer kontrolle në banesën e të arrestuarit, ku janë gjetur rreth 1.3 kg lëndë kanabis që dyshohet se posedohej me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza.

Veprimet procedurale me të miturin vijojnë të kryhen në prezencë të prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit