-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spanjë/ Sekuestrohen 16 tonë pelet të mbushura me kokainë, në pranga dhe disa shqiptarë

Kryesoret

Policia Kombëtare Spanjolle, në një operacion të përbashkët me zyrtarë të Mbikëqyrjes Doganore të Agjencisë Tatimore, ka sekuestruar 16 ton pelet të ngopura me kokainë dhe ka çmontuar një qendër përpunimi, përgatitjeje dhe magazinimi të drogave sintetike.

Anëtarët e organizatës, me origjinë shqiptare, holandeze dhe lituaneze, e futën lëndën narkotike përmes porteve spanjolle, duke përdorur kontejnerë detarë, duke simuluar operacionet tregtare ndërkombëtare. Për ta bërë këtë, ata përdorën metoda shumë të sofistikuara fshehjeje, duke kamufluar apo impregnuar drogën në materiale të ndryshme për të vështirësuar zbulimin e tyre.

Nga hetimi është vërtetuar dërgesa me kontejnerë peleti (copa cilindrike të presuara me materiale të ndryshme që shërbejnë si lëndë djegëse për kaldaja apo soba), nga kontinenti amerikan në Spanjë, të ngopura me lëndë narkotike. Sapo kontejnerët mbërritën në Spanjë, e lanë të “ftohej”, duke qëndruar për të paktën tre muaj brenda një anijeje, derisa e zhvendosën në një vend tjetër ku nxirrej droga.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit