-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anëtarët e Listës Serbe japin dorëheqje nga KKZ-të në veri

Kryesoret

Katër anëtarë të Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ) nga partia Lista Serbe janë dorëhequr nga këto poste në katër komunat në veri të Kosovës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

“Në mbledhjet e kaluara, KQZ-ja ka funksionalizuar Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, duke caktuar katër zyrtarët ekzekutivë, të cilët njëkohësisht janë kryesues të KKZ-së si dhe ka marrë vendim për emërimin e 27 anëtarëve, të cilët përfaqësojnë subjektet politike parlamentare”, tha Elezi.

Ai shtoi se sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, KKZ-ja administron zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen ekskluzive dhe udhëzimet e KQZ-së.

Njoftimi për dorëheqjen e anëtarëve të KKZ-ve nga Lista Serbe vjen një ditë pasi kjo parti – që është partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe ka mbështetjen e Beogradit – tha se nuk do të marrë pjesë në votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Votimet për shkarkimin e kryetarëve të Zveçanit, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut, janë caktuar të mbahen më 21 prill.

“Qëndrimi i Listës Serbe është të mos marrë pjesë në referendumin e thirrur nga Albin Kurti [kryeministri i Kosovës], sepse ai bëri gjithçka që ai të dështojë”, tha kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, të dielën në një konferencë për media në Mitrovicën e Veriut./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit