Në vitin 2023, gjysma e pensionistëve morën pagesa të pjesshme, për arsye se nuk kanë arritur të përmbushin kriteret e ligjit për Sigurimet Shoqërore për përfitimin e pagesave të plota.
Të dhënat zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore tregojnë se që nga zbatimi i reformës së pensioneve, përqindja e pensionistëve me pagesë të pjesshme është rritur ndjeshëm.
Më 2014 kishte 460,736 pensione pleqërie gjithsej, teksa 28% e tyre, ose 128,214 morën pagesa të pjesshme.
Përqindja e pensionistëve me pagesa të pjesshme nga 28% në vitin 2014, arriti në 50% më 2024.
Ekspertët e sigurimeve shoqërore pohojnë se kjo përqindje do të zgjerohet më tej gjatë viteve në vijim, pasi aktualisht po del në pension brezi i tranzicionit që ka punuar në të zezë ose ka paguar shumë pak sigurime, duke mos përmbushur kriteret.
Shumica e pensionistëve po përfundojnë me pagesa mujore afër pensionit minimal dhe atij social.
Personat që dolën në pension gjatë vitit 2023 morën pagesë mesatare rreth 15,569 lekë, vlerë kjo 15% më e ulët se pensioni mesatar për të gjithë pensionistët.
Teksa një numër gjithnjë e më i madh pensionistësh po marrin pagesa të pjesshme, nga ana tjetër, qeveria dhe sektori privat kanë përshpejtuar ritmet e rritjes së pagave, duke thelluar më tej pabarazinë në të ardhura ndërmjet pensionistëve dhe të punësuarve (Lexo KETU lajmin e plote).