-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbardhet drafti/ Parku arkeologjik i Bylisit do të menaxhohet me fondacion

Kryesoret

Pas Butrintit dhe Spaçit, edhe parku arkeologjik i Bylisit propozohet të menaxhohet me fondacion me institucione të specializuara. Sipas skemës, themelues janë Ministria e Kulturës dhe institucioni i specializuar  ndërsa fondacioni do të ketë një bord, drejtor ekzekutiv dhe të punësuar janë “arkeologu, restauratori, muzeologu, laboranti, etj”.

Po ashtu, sot është mbajtur në Bylis një dëgjesë publike për planin e menaxhimit të integruar të parkut arkeologjik të Bylisit.

Ilir Parangoni, “team leader” i projektit Bylis në AICS-së(Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim),  prezantoi në mënyrë të përmbledhur detaje nga draft-propozimi i ri, i cili sugjeron, menaxhimin me fondacion të parkut arkeologjik.

PJESË NGA DRAFTI I PLANIT TË MENAXHIMIT

Në planin që Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i dha “Balkanweb”,  thuhet se “Në kontekstin e nevojës për një menaxhim efikas të pasurisë kulturore të Bylisit dhe rrënojave në Klos, propozohet një qasje e re. Një fondacion i ngritur nga institucione të specializuara sugjerohet si një zgjidhje e përshtatshme për këtë fazë.

Ky model synon të inkorporojë jo vetëm kontributet nga donatorët por edhe bashkëpunimin me sektorin privat. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit do të vijojë të mbajë përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ndërsa fondacioni i propozuar do të merret me menaxhimin e përditshëm, organizimin e aktiviteteve të ndryshme me karakter eduekues, evente, dhe promovime”, thuhet në draftin e prezantuar.

Sipas tij,  “misioni i këtij fondacioni të ri përfshin: Objektiva zhvillimore si promovimi kulturor dhe edukues i trashëgimisë, organizimi i shërbimeve turistike dhe zhvillimi i turizmit, si dhe gjenerimi i të ardhurave për të mbuluar shpenzimet operative dhe ato të jashtëzakonshme. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mbetet autoriteti kryesor në mbrojtjen dhe mbikëqyrjen e trashëgimisë, me një institucion të specializuar të angazhuar në zhvillimin dhe menaxhimin e resurseve njerëzore dhe organizative”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit