Një 69-vjeçar nga Gjermania u procedua nga autoritetet në pikën kufitare të Kakavijës pasi nuk deklaroi shumën e të hollave dhe sendet me vlerë që kishte me vete, përtej kufirit të lejuar monetar.
Raportohet se janë sekuestruar 8390 euro, 12 300 franga zviceriane, 85 000 fiorenta hungareze, 470 dinarë dhe 15 lingota floriri.
Sakaq, materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.