-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk ka fitues! Reali dhe City dhurojnë spektakël, Arsenal-Bayern ‘dhëmb për dhëmb’

Kryesoret

Një mbrëmje magjike ajo e sotmja në Champions League. Ndërkohë që Real Madrid dhe Manchester City dolën ballë përballë në ‘Bernabeu’, Arsenal priti Bayernin në Londër.

Në tokën spanjolle anglezët gjetën shumë shpejt avantazhin. Në minutën e dytë Bernardo Silva mposhti me dinakëri portierin Lunin. Një festë e cila zgjati vetëm 10 minuta dhe mjaftoj të ndizte këtë ndeshje spektakolare.

Camavinga barazoi shifrat ndërsa Rodrygo përmbysi gjithçka për Realin, vendasit e mbyllën pjesën e parë në shifrat 2-1.

E dyta rezultoi edhe më emocionuese me Cityn u përgjigj po ashtu me një përmbysje.

Gvardiol shënoi një gol potent në të 67-tën ndërsa Foden vendosi heshtje në Bernabeu 5 minuta më vonë.

Valverde u shfaq me një perlë në minutën e 80-të duke mbyllur gjithçka 3-3.

Real Madrid 3-3 Manchester City

(VIDEO)

(VIDEO)

(VIDEO)

Barazim 2-2 i Arsenalit me Bayernin në Londër. Saka ndezi festën në stadium në minutën e 12-të, me një goditje të bukur. Kampionët e Gjermanisë përfituan në maksimum nga një gabim i anglezëve në të 18-tën, duke barazuar shifrat me një ish si Gnabry.

Të besuarit e Tuchel fituan penallti dhe kthyen gjithçka në favor pas golit të Kane nga pika e bardhë e 11-metërshit. Bayern në pjesën e dytë provoi të menaxhonte rezultatin, duke u përpjekur që të shfrytëzojë pakujdesinë e Gooners në prapavijë.

Një top i Gabriel Jesus rezultoi si penallti në lëvizje për Trossard, i cili ia doli të dërgojë topin pas shpinës së Neuer në të 78-ten. Me këtë rezultat, kualifikimi mbetet i hapur për ndeshjen e kthimit.

(VIDEO)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit