Një aksident ka ndodhur në Fier ku mësohet se shoferi i dehur ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me 3 automjete të tjera.
Raportohen vetëm për dëme materiale.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin 56 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 automjete të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.