Ka dështuar mbledhja e komisionit Hetimor për Shëndetësinë.
Deputetët e Partisë Socialiste nuk janë paraqitur në mbledhjen e thirrur nga deputetja Albana Vokshi.
Në këtë komision pritej që të miratohej plani i hetimit 3 javor si edhe kërkesat për informacion. Kjo është hera e tretë që anëtarët e mazhorancës në këtë komision zgjedhin të mos marrin pjesë.
“Nëse mungojnë tri herë radhazhi duhen shkarkuar dhe duhen zëvendësuar me të tjerë. Kjo është hera e tretë që 8 deputetë mungojnë në mënyrë të paligjshme dhe do i dërgojmë kryetares së Kuvendit që të marrë masa”, tha Vokshi.