-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luan Hoxha nuk dëshmon për Gërdecin/ Mediu: Ku është faji im këtu?!

Kryesoret

Sot u zhvillua një tjetër seancë për gjyqin e shpërthimit në Gërdec që la 26 të vdekur dhe qindra të plagosur. Gjykata vendosi që të administronte dëshmitë e dhëna më parë nga ish-gjenerali i FA-së, Luan Hoxha, i cili mori azil në SHBA. Ish-ministri Fatmir Mediu i akuzuar për shpërdorim detyre kërkoi prova konkrete nga SPAK-u.

Dëshmitarët u thirrën krejt formalisht në gjyq. Edhe sot në paraqitjen e provave shkresore bie atë volum, 90 fashikuj, por pa përgjegjësitë e ministrit.

U tha se u saldua një karrocë, nuk është regjistruar kompania në tatime. Ne i kërkuam prokurorisë, ku është përgjegjësia e ministrit në kuadër të shpërdorimit të detyrës për akuzën penale. Shikoj një lloj nxitimi, ‘ta mbarojmë sa më shpejt’.

Por çfarë ka bërë ministri? Kë nen ka shkelur? Përgjegjësia e ministrit nuk është kur nuk zbatohet urdhri i ministrit. Nëse këto do i lëmë për në fund…se çfarë ka ndodhur në Gërdec e dimë, por prokuroria duhet të provojë cila është përgjegjësia e ministrit.

Duhet të analizoj ekspertizën, qoftë amerikanët, që nuk ka lënë një mundësi për të provuar idenë e karrocës. Ka lënë pesë mundësi, por duhet eksperimenti për të provuar të vërtetën.

E dyta ekspertimi financiar, është provuar që nuk ka dëm ekonomik. Qarkullimi i mallrave brenda ministrisë bëhet pa pagesë. Pretendimi tjetër është absurd. Nuk merret ministri me kalibrat. Luan Hoxha? Ata që janë dëshmitarët kryesorë nuk kanë pranuar që të pyeten.

Shefi i shtabit duhet të japë përgjigje disa pyetjeve për të dhënë përgjigje. Nuk është kaq e vështirë për të gjetur adresën e tij në Amerikë. Një video-konferencë. Nuk merren të mirëqena dëshmitë që janë bërë në një moment të caktuar për interesa personale” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit