Avantazhi i Manchester Cityt zgjati vetëm 10 minuta në tokën spanjolle, me Realin e Madridit që realizoi një përmbysje të çmendur.
Bernardo Silva kaloi në avantazh anglezët në minutën e dytë, ndërsa Camavinga me një goditje të fortë nga jashtë zone çoi shifrat në 1-1.
Vetëm dy minuta më vonë, “ylli” brazilian, Rodrygo tundi rrjetën e “Qytetarëve”, pas një vrapimi solo, ku mori zvarrë thuajse gjithë mbrojtjen e Manchester City.
Në Londër në stadiumin ‘Emirates’, 45 minutat e para dhuruan një tjetër përmbysje.
Arsenal kaloj në avantazh ndaj Bayernit me një gol të Bakayo Saka në minutën e 12-të.
Një avantazh që u barazuar 6 minuta më vonë nga Gnabri dhe u përmbys nga Harry Kane me penallti.
Aktualisht Bayerni fiton 2-1 ndaj Arsenalit.