-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nxori të dhënat e TIMS, Rrumbullaku shkarkon nga detyra Ervin Muçën

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrugullaku ka urdhëruar  Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH, të pezullojë  menjëherë nga detyra drejtuesin e Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça.

Urdhri është lëshuar pasi Rrumbullaku u njoh me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe urdhrin e ekzekutimit të Prokurorisë Tiranë, për masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi  i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuara për Muçën.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH, të pezullojë menjëherë nga detyra drejtuesin e Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit, E. M.

Më datë 09.04.2024, Drejtori i Përgjithshëm është njohur me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe urdhrin e ekzekutimit të Prokurorisë Tiranë, për masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuara për këtë shtetas.

Eksportoi të dhënat e Policisë së Shtetit, Prokuroria gati prangat për drejtorin e IT

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit