Policia ka vënë në pranga ditën e sotme një qytetar si dhe punon për kapjen e bashkëpunëtorit të tij 16-vjeçar.
Gjatë kontrollit në banesën e tij në u gjet një sasi drush që janë prerë në parqe në kundërshtim me ligjin.
U arrestua në flagrancë shtetasi nga policia e Librazhdid Sh. B., 58 vjeç dhe u shpall në kërkim një 16-vjeçar, të dy banues në fshatin Rrajcë.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit: si prerje të paligjshme të drurëve, ndërtime pa leje, marrje të kundërligjshme të inerteve, shpërdorim të tokës, ndotje të saj, të ujërave apo të ajrit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë 24/7, dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.