-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Safe Jorurnalist” kundër komisionit për “Dezinformimin”

Kryesoret

Rrjeti Safe Journalist i ka dërguar një letër Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ku shprehin shqetësimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin.

Në letër ata kanë kërkuar trajtim të hollësishëm të çështjeve urgjente të dezinformimit.

“Ndërkohë që ne e pranojmë qëllimin për të trajtuar çështjen urgjente të dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj, pas krijimit të një Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin, është e domosdoshme të merren parasysh implikimet më të gjera që kjo nismë mund të ketë në lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes.

Urgjenca në formimin e komisionit, mungesa e një procesi konsultativ me palët e interesuara, mungesa e konsensusit nga opozita dhe miratimi i shpejtë më 3 prill 2024, në Konferencën e Kryetarëve të Kuvendit të Shqipërisë, ngre shqetësime në lidhje me qëllimin dhe objektivat e komisionit.” thuhet në letrën e tyre

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit