Nënë e bir kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi shisnin lëndë narkotike në lokalin e tyre.
Në pranga kanë rënë L. Xh., 50 vjeçe dhe M. Xh., 23 vjeç (nënë e bir), të dy banues në Vlorë.
POlicia gjatë kontrollit në lokalin e tyre ka gjetur të fshehura dhjetëra doza të lëndës narkotike cannabis, gati për shitje, 2 shkopinj bejsbolli, 5 celularë dhe një shumë parash të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Gjithashtu u sekuestrua dhe makina që përdorej nga këta shtetas.