Ditën e djeshme në Amerikën e Veriut ndodhi eklipsi diellor i cili la në errësirë disa shtete për disa minuta.
Shumë njerëz filmuan dhe regjistruan këtë ngjarje pasi ishte lajm kryesor, por kandidati për president Donald Turmp e ka përdorur këtë moment për një reklamë.
Trump postoi një reklamë shumë të çuditëshme fushate në “Truth Social” ku koka e tij simbolizon hënën e cila bllokon diellin.
Videoja u hap me fjalët “Momenti më i rëndësishëm në historinë njerëzore ndodh në vitin 2024”.
“Ne do ta shpëtojmë Amerikën dhe do ta bëjmë përsëri të madhe”, shkruhet në video.