-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas gjashtë muajsh, lufta në Gazë është në udhëkryq

Kryesoret

Në muajin e gjashtë, lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë gjendet në një udhëkryq. Forcat izraelite nuk kanë arritur të eliminojnë Hamasin, apo të lirojnë personat që vazhdojnë të mbahen peng. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein, disa analistë thonë se lufta mund të përshkallëzohet më tej.

Mediat izraelite njoftuan se Izraeli do të blejë 40 mijë tenda për të evakuuar palestinezët nga qyteti Rafah, përpara ofensivës së planifikuar tokësore.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha këtë javë se Izraeli ka caktuar datën për ofensivën në qytetin Rafah në Gazën jugore.

Analistët izraelitë thonë se edhe pa këtë ofensivë, lufta gjashtë mujore me Hamasin është në udhëkryq.

“Mund të jetë përshkallëzim drejt një lufte rajonale, për shkak të Iranit, për shkak të Hezbollahut dhe do të zhvendoset nga Gaza drejt veriut, nga një luftë e kufizuar në Gazë drejt një lufte rajonale, ose mund të ulen tensionet në një proces që mund të ulë luftimet dhe të zgjidhë disa nga problemet. Përballemi vërtet me ditë kritike”, thotë Amos Yadlin, ish-drejtor i zbulimit ushtarak izraelit.

Hamasi në Gazë dhe Hezbollahu në Liban janë organizata të mbështetura nga Irani dhe zoti Yadlin thotë se tensionet me Iranin janë rritur së tepërmi që kur sulmi izraelit vrau një gjeneral të lartë iranian në Damask muajin e kaluar./VOA

Ndiqni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit