Zbardhen detaje të reja nga plagosja mbrëmjen e sotme në Shkodër. Një adoleshent u plagos me armë zjarri në fshatin Bërdicë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:10 në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”.
I plagosur nga kjo ngjarje mbeti një 17-vjeçar, i cili u dërgua në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar të kësaj plagosjeje dhe aktualisht po punon për kapjen e tij.
“Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia e Shkodrës në një njoftim paraprak për mediat.
Si shkaqet ashtu sikurse rrethanat e kësaj plagosjeje, momentalisht nuk dihen.