-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A i pyeti SPAK-u vajzat e Kryemadhit? Gjyshja: I kam mbuluar unë me lekët…

Kryesoret

Mesditën e sotme nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi u pyet nga SPAK për pasurinë në kuadër të një hetimi që prokuroria po zhvillon për të bijën e saj. Fatime Kryemadhi deklaroi se ky sulm ndaj tyre vjen pas akuzave të së bijës për inceneratorët, ndërsa shtoi se me pasurinë ka ndihmuar fëmijët e saj.

Jam krenare për vajzën që kam. S’e mohoj edhe sikur pale se si. E di, pse është kjo puna e gjitha. Qëkur filloi të merrej me djegësat ajo. U thirra për çështjen e blerjes së shtëpisë. Me shtëpinë që kam. Unë s’kam qene pa punë. Se këta e kanë nxjerrë sikur me një pension 160 mijë, paskam blerë shtëpi unë.

Të gjitha transaksionet janë kryer me bankë. Unë kam ndihmuar gjithmonë vajzën time. Jam krenare për vajzën, e di nga e kam. Kjo histori ka nisur që kur vajza ime ka nisur të merret me djegësat. A t’u sekuestrua celulari? Edhe çfarë problemi ka, unë nuk kam kompani 5D apo 8D, as tendera. Kjo histori është politike” tha ajo.

Po vajzat e Monika Kryemadhit, mbesat e saj a janë pyetur nga SPAK? “Jo, asnjëherë dhe nuk kanë pse të pyeten. Ato i kam mbuluar unë me shpenzimet e mia. Kam pallatin tek toka që më ka lënë burri. Është pasuria ime. Normale. Për fëmijët i kam lekët. Shkoni dhe i shikoni, cdo gjë është me bankë” tha ajo.

Nëna e Monika Kryemadhit në SPAK: Më pyetën për pasurinë dhe pallatin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit