Personi në foto është Armando Ndreca, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Hetimit Tatimor në Shkodër, vëllai i deputetit socialist të qarkut të Lezhës, Eduard Ndreca. Ai është arrestuar nga policia me dyshimin se është përfshirë në kultivimin e kanabisit.
Ndalimi i vëllait të deputetit socialist erdhi pas një hetimi disamujor të Policisë së Lezhës për kultivimin e kanabisit në pyjet e Kashnjetit.
‘Mos lëvizni’! VIDEO-Momenti i arrestimit të vëllait të deputetit socialist
Policia ndërhyri të mërkurën dhe arrestoi në flagrancë kunatin e Armando Ndreca, Armel Nikdukaj, 27 vjeç dhe shokun e tij, Elvis Shpellzai 28 vjeç.
Si Nikdukaj ashtu dhe Shpellzai u kapën në stanin që kishin përshtatur në shtëpi bari.
Gjatë operacionit u sekuestruan 2973 bimë narkotike, disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi dhe tre celularë.
Ndërsa gjatë kontrollit në banesat e Nikdukajt dhe Shpellazit në qytetin e Koplikut u sekuestruan 3 armë të ftohta dhe një maskë.