Opozita është mbledhur sot në një protestë përpara bashkisë së Tiranës, për të dytën herë në pak ditë, të revoltuar nga korrupsioni prej miliona eurosh i drejtorëve të saj, disa prej të cilëve tashmë janë arrestuar nga SPAK.
Anëtari i këshillit bashkiak, Tedi Blushi deklaroi se nuk do të largohen dhe do të futen me forcë brenda. “Ne sot do të hyjmë me cdo çmim në këtë institucion. Me apo pa policë ne do të hyjmë sot aty për të dorëzuar këtë kërkesë për mbledhje urgjente të këshillit bashkiak” tha ai.