-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Te dritarja, te ballkon, te burgu shkoni po mos na përfshini’ Spiropali i kthehet ashpër Dules

Kryesoret

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka replikuar ashpër në sallën e Parlamentit me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule.

Dule: Një karakteristikë dalluese e autokratëve të tipit Rama dhe qeverisjeve të tyre autokratike është përdorimi i institucioneve demokratike për minimin e demokracisë. Kjo është edhe më e rrezikshme. E keni vënë re instrumentalizimin e tempullit të demokracisë për të minuar llogaridhënien. Sa muaj nuk funksionoi ky Parlament thjesht dhe vetëm se kërkonim llogarinë dhe ju na e mohoni. Nuk ka bashkim evropian pa llogaridhënie, ju këtë themel kërkoni t’ia privoni parlamentit. Kjo është në rënie dhe duhet të ringjallet.

Spiropali:Te dritarja, te ballkoni, te burgu shkoni sa të doni, por mos na përfshini edhe ne në debatin në Parlamentin të cilin e kthyem ne në normalitet. Ishte vullneti ynë për të mbërritur në një zgjidhje të arsyeshme që ktheu opozitën në këtë sallë kuvendi. Të jemi më të kujdesshëm me atë që themi, kemi vuajtur pasojat e të shkuarës tonë, por nuk mund të pranojmë të përdoren terma të dala nga dëshirat personale e nga asnjë raport ku jemi të përfshirë.

Dule: Nuk e kuptova përtej dëshirës së zonjës ministre, unë nuk përmenda asnjë emër, me përjashtim të atij që mungon, që është kryeministri Rama. E kërkova fjalën…nuk ju dëgjova por e keni mirëkuptimin për ato që thatë dhe kërkova fjalën që t’iu përgjigjesha, por nuk arrita t’iu kuptoj atë pozicionim kaotik. Një kombinim të thënash dhe faktesh me të pathëna dhe fantazi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit