Është arrestuar në Janinë një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.
Ai është ndaluar mëngjesin e djeshëm (11 prill) siç raportojnë mediat greke.
Gjatë kontrollit policor, është zbuluar se ndaj tij kishte një urdhër ndërkombëtar kërkimi nga autoritetet shqiptare për veprën penale “moskallëzim krimi” që parashikon dënim maksimal prej 3 vjet burg.