Rrjeti ka shpërthyer në krtika ndaj Neymar-it duke e cilësuar atë si babain më të keq të vitit.
Një video qarkullon në rrjet e cila është filmuar që në datën 7 shkurt.
Në këtë datë vajza e tij mbushi 6 muajshe dhe me këtë rast futbollisti dhe bashkëshortja e tij organizuan një festë.
Në videon që po qarkullon në masë, shfaqet Neymar dhe ish-partnerja të cilët janë duke i kënduar një këngë festive vajzës së tyre.
Fansat vunë re se teksa ishte në festë Neymar po luante poker online në telefon madje edhe në momentin kur po luhej kënga.