-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta para Bashkisë, Veliaj: Le ta zgjidhim si qytetarë! Balla: S’ka më tolerime!

Kryesoret

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka folur për protestën e mbajtur ditën e djeshme para Bashkisë Tiranë. Një protestë e cila erdhi pas arrestimit të ish-drejtorëve të bashkisë për korrupsion të miliona eurove në tendera. Skenat e dhunës nuk munguan dhe u arrit deri në hedhjen e lëndëve plasësese. Veliaj në fjalën e tij u shpreh se bënë ftesë që ky debat të zgjidhet si qytetarë dhe jo me dhunë ndaj oficerëve të policisë.

“Le t’i zgjidhim debatet tona si qytetarë. Nuk e djeg njeri policinë e vendit të tij nëse ka një debat për të bërë me dikë nga përfaqësuesit e politikës. Ftesa është: t’i lëmë studiot e televizionit, Parlamentin dhe Këshillin Bashkiak për debate. Siguria e jetës nuk mund të merret me sportivitet. Është një sportivitet që na karakterizon dhe te vënia e rripit të makinës, edhe te ecja me shpejtësi apo edhe trajtimi i mjeteve piroteknike si sport kombëtare, ku polici bëhet mish për top për debatet e politikës.

Jo vetëm që ju jam mirënjohës dhe mezi pres që këtë bashkëpunim ta thellojmë dhe këtë raport special që kemi krijuar, për ta kthyer Tiranën kryeqytetin më të sigurt”, tha Veliaj.

Një koment për incidentin e djeshëm në protestë e pati edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili tha se kjo është hera e fundit që tolerohet një veprim i tillë, i cili cenon jetë njerëzish, duke paralajmëruar se Kodi Penal e ka të përcaktuar qartë se çfarë dënimi meriton ai që godet punonjësit e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit