Një 50-vjeçar shqiptar është liruar nga burgu pas denoncimit të djalit të tij se ushtronte dhunë ndaj nënës së tij.
Gjykata i ka hequr masën e paraburgimit 50-vjeçarit, me kusht që të mos afrohet dhe të mos komunikojë me gruan dhe fëmijën e tij, ndërsa është i detyruar të ndryshojë banesën.
Gruaja e tij në dëshminë e sak ka sqaruar se: “Kjo ndodh një herë në muaj apo më shumë. Kur fëmija vjen natën në shtëpi dhe burri është i dehur, ai e rreh atë”.
“Burri nuk më godet çdo ditë, por një ose dy herë në muaj, kur pi dhe nuk e kupton se çfarë bën”, tha ajo, ndërsa shtoi se nuk ka frikë prej tij.
“Ne grindemi dhe të nesërmen më thotë ‘Më fal, të dua’. Unë gjithashtu e dua atë. Unë nuk dua që ai të shkojë në burg, është turp. Më vjen keq për të, ai ka problem me alkoolin dhe kur nuk pi është njeri i mirë”, tha ajo.