Elbasani ka mposhtur Apoloninë me rezultatin minimal 1-0 duke siguruar kështu matematikisht dhe zyrtarisht një vend në Superiore sezonin e ardhshëm.
Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Hoxhaj në minutën e 84′ të sfidës. Ai bën heroin për skuadrën e tij duke i dhuruar 3 pikë të arta.
Verdheblutë mund të festojnë kështu rikthimin në Superiore pas 9 vitesh mungesë. Një festë e shumë pritur por e cila të paktën në stadium u zhvillua pa tifozët.
Kjo pasi ‘Elbasan Arena’ është mbyllur pas një vendimi të Komisionit të Disiplinës