-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Po nuk përmbysëm Edi Ramën, kurrë nuk do të votojmë të lirë

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme gjatë fjalës së tij ish-kryeministri Sali Berisha, iu drejtua qytetarëve duke thënë se ‘në rast se nuk përmbysim Edi Ramën, kurrë nuk do të votojmë të lirë’.

Berisha akuzoi dhe njëherë kryeministrin Rama për blerje të votës dhe përfshirje në aferat e drogës, teksa shtoi se është ai përgjegjësi që sot shumë shqiptarë janë larguar nga vendi.

“Në rast se nuk përmbysim Edi Ramën, kurrë nuk do të votojmë të lirë.
Në rast se nuk do sakrifikojmë për votën e lirë, ne nuk e meritojmë atë.

Në rast se nuk sakrifikojmë për votën e lirë, ne shkelmojmë mbi dinjitetin tonë.
Ju e kuptoni të gjithë se të gjitha këto dhjetëra, qindra milionë, me Edi Ramën shndërrohen në vota të blera. Ju e dini mirë se këto tonelata drogë shndërrohen në banda vrastare për votën e lirë në zgjedhje.

Ju e dini mirë se këta prokurorë dhe gjykatës janë vrasës të lirisë dhe votës së shqiptarëve me dosjet që mbyllin. Ne na mbetet vetëm sakrifica, sakrifica, sakrifica për votën e lirë.

Një e treta jonë është tretur nëpër botë. Është koha e fundit, të ngrihemi me të gjithë fuqinë tonë!
Beteja që bëjmë ne, denoncimet që bëjmë ne për vjedhjet 100 përqind në prokurime, për vjedhjen e shekullit në incenerator, për vjedhjen prej 4 miliardë euro në Portin e Durrësit, vjedhjen e sterilizatorëve, të gjitha Edi Rama i hedh në kosh të plehrave!” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit