Lulzim Basha gjatë një deklarate për shtyp ka folur për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Sipas Bashës ky vendim solli sfidimin e Kushtetutës.
“U bë në sfidim të plotë të kushtetutës. Edhe këtu PD qëndron ndarazi veç nga të gjithë faktorët e tjerë politikë në vend. Qëndrimi ynë ka qenë në zbatim të ligjit dhe GJK. Edhe kur çështje të tillë kur preken individë aleatë, PD nuk bën lojëra kur bëhet fjalë për abuzim me pushtetin. Gjej rastin të përsëris kërkesën tonë për heqjen e imunitetit. Deputetët të jenë para ligjit si të gjithë qytetarët shqiptar. Përpjekja e Edi Ramës për të bërë pis PD, për t’i diktuar kursin e saj euroatlantik.
PD është i vetmi institucion që merr vendime për organizimin e saj brenda dhe jashtë. Pjesë është parimi i mospërfshirjes në stancat e saj e asnjë individi non grata. Përpjekja për të futur një individ, është jo vetëm allishverish mes Ramës dhe Berishës, por edhe përpjekje për të bërë pjesë një pjesë të opozitës në yryshin ndaj SPAK. Duke refuzuar me neveri këtë përpjekje diabolike për të bërë pis Partinë Demokratike, për të na bërë bashkë në aferat korruptive. Kjo përpjekje do të dështojë dhe do të ketë përgjigjje adekuate.’