-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nën ‘ethet’ e Championsit, Manchester City dhuron spektakël në Premier League

Kryesoret

Me motorët ende të ‘nxehur’ nga Championsi, Manchester City dhuroi një tjetër spektakël këtë të shtunë në Premier League.

‘Qytetarët’ morën një fitore në shifrat 5-1 në ‘Etihad Stadium’, duke mos vënë asnjëherë në diskutim 3 pikët, në këtë rast rikthehen momentalisht në krye të tabelës.

Pjesa e parë u vendos nga një autogol i Hashika-s, në minutën e dytë. Në pjesën e dytë, kampionët e Anglisë shënuan me Kovacic dhe Haaland.

Emrin në listën e golashënuesve e vendosën edhe Doku dhe Gvardiol.

Goli i vetëm i Luton erdhi nga Barkley.

Ekipi i Guardiolas kryeson me 73 pikë, 2 pikë më shumë se Arsenal e Liverpool.

Ndërsa me një fitore në këto shifra jep dhe një mesazh në distancë për Realin e Madridit.

Dy ekipet do përballen sërish më 17 prill në Champions, ndeshja e parë rezultoi të ishte një spektakël i vulosur në shifrat 3-3.

(VIDEO)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit