-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e 21-vjeçares në Kosovë, Sveçla: Do të zbardhim të gjitha rrethanat

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shprehur i tronditur për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj dhe humbja e edhe një gruaje të Kosovës dhe nga rrethanat e rënda të kësaj vrasjeje mizore.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “edhe përkundër përpjekjeve për rritjen e sigurisë për vajzat dhe gratë, rastet si vrasja e sotme, janë thirrje për reflektim për të gjithë ne, si institucione dhe si shoqëri”.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë në arrestimin e dorasit dhe do të kujdesem që të ndërmarrim gjithçka që na takon si Ministri e Punëve të Brendshme në zbardhjen e të gjitha rrethanave të rastit dhe përgjegjësisë së secilit zyrtar. Pavarësisht arrestimit të dorasit, është e domosdoshme sjellja e drejtësisë pa vonesë”, ka shkruar Sveçla

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit