-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hezbollahu nis raketa ndaj Izraelit, SHBA paralajmëron Iranin

Kryesoret

Presidenti amerikan Joe Biden bëri një paralajmërim të prerë ndaj Iranit të premten, ndërsa bota po përgatitej që Irani të kundërpërgjigjej për sulmin vdekjeprurës ajror izraelit ndaj kompleksit të ambasadës iraniane në Damask. Gjatë një bisede me gazetarët pas një fjalimi virtual të mbajtur për një aktivitet që zhvillohej në qytetin e Nju Jorkut, presidenti Biden paralajmëroi Iranin të mos ndërmarrë veprime dhe tha se “jemi të përkushtuar për mbrojtjen e Izraelit. Do ta mbështesim Izraelin. Do të ndihmojmë për mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses”.

Komentet e presidentit Biden pasuan deklarata të ngjashme mbështetjeje nga zyrtarë të lartë amerikanë të mbrojtjes dhe të diplomacisë gjatë ditëve të fundit dhe ndërsa ushtria amerikane po merr masa për t’u siguruar se rritja e tensioneve mes Izraelit dhe Iranit nuk do ta përfshijë Lindjen e Mesme në një luftë më të zgjeruar. “Po dërgojmë njësi të tjera në rajon për të forcuar përpjekjet parandaluese dhe për të rritur mbrojtjen për forcat amerikane”, i tha të premten një zyrtar i mbrojtjes Zërit të Amerikës. Zyrtari, i cili kërkoi t’i ruhet anonimiteti, nuk dha detaje të mëtejshme.

Dhe ndërsa zyrtarët amerikanë e paralajmëruan Iranin të mos hakmerret, një organizatë e rëndësishme që mbështetet nga Irani u hodh në veprim. Organizata Hezbollah nga Libani nisi dhjetëra raketa ndaj Izraelit verior. Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se pikasën rreth 40 raketa që kalonin nga Libani drejt Izraelit, një pjesë e të cilave u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes kundërajrore. Ushtria izraelite tha se kishte arritur të interceptojë edhe dy dronë me eksploziv që militantët e Hezbollahut përdorën për të sulmuar Izraelin më herët të premten. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit