-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç u dërgon letër liderëve europianë për kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kryesoret

Presioni ndaj Serbisë nuk ka qenë kurrë më i madh. Kështu pretendon ministri i Financave në serbi, Sinisha Mali, i cili konfirmoi se presidenti i vendit Aleksandër Vuçiç u ka dërguar letra liderëve europianë, këtë mëngjes, për çështjen e anëtarësimit të mundshëm të Kosovës në Këshillin e Europës. Siç pretendon ai, presidenti Vuçiç u ka shkruar kancelarit të Gjermanisë Olaf Sholc, presidentit francez, Emanuel Macron, dhe liderëve të tjerë.

“Nuk e kam parë presidentin më të shqetësuar se këto ditë. Presionet dhe problemet nuk kanë qenë kurrë më të mëdha”, deklaroi ministri i Financave që përmendi si sfida, Kosovën, sanksionet ruse dhe rezolutën për Srebrenicën. “Sfida e parë për ne është pikërisht Këshilli i Evropës dhe lufta që na pret”, tha Mali, duke shtuar se Serbia do të bëjë gjithçka që anëtarësimi i Kosovës të mos ndodhë. Ai theksoi se kushdo që e njeh Vuçiçin, e di se dorëzimi për të nuk është një opsion dhe se ai gjithmonë fiton.

Mali vuri në dukje se arsyet e shqetësimit janë objektive dhe vuri në dukje se zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian, në Britaninë e Madhe, SHBA, dhe se tani është presioni për të përfunduar gjithçka nëse është e mundur para atyre zgjedhjeve.  Kujtojmë se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka urdhëruar Qeverinë e Serbisë që të formojë një ekip për ta udhëhequr fushatën kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit