Hapësira ajrore izraelite u rihap në orën 7:30 me orën lokale, pas sulmit iranian gjatë natës. Kjo u bë e ditur nga Autoriteti i Aeroportit të Izraelit, duke shpjeguar se orari i fluturimeve në aeroportin Ben-Gurion megjithatë do të ndryshojë.
Irani nisi mbrëmjen e të shtunës një sulm hakmarrës ndaj Izraelit duke lëshuar mbi 300 dronë kamikazë, 99% e të cilëve sipas izraelit dhe amerikanëve u bllokuan.
Situata po zhvillohet me shpejtësi, me qeveritë në të gjithë Lindjen e Mesme të cilat po marrin masa në lidhje me sulmin.
Ministra e Mbrojtjes së Izraelit bëri një deklaratë të fortë, ku tha se shtetet që lejuan kalimin e dronëve kamikazë do të marrin përgjigje të fortë nga Izraeli.
“Çdo vend që hap hapësirën ajrore apo territorin e tij për Izraelin për të sulmuar Iranin, do të marrë një përgjigje të fortë nga ne”, tha zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit.