Irani sulmoi me një breshëri dronësh dhe raketash Izraelin. Tel Avivi thotë se rreth 300 dronë dhe raketa u hodhën nga Irani dhe se disa nga lëshimet erdhën gjithashtu nga Iraku dhe Jemeni.
Sulmi është një hakmarrje për vrasjen nga Izraeli të një komandanti ushtarak iranian dhe vartësve në Damask në fillim të këtij muaji.
Videot treguan shpërthime zjarri mbi Jerusalem ndërsa mbrojtja ajrore izraelite punoi për të mposhtur sulmin e paprecedentë të Iranit.
Ushtria izraelite tha se 99% e dronëve ose raketave u rrëzuan përpara se të hynin në hapësirën ajrore izraelite.
Presidenti Joe Biden deklaroi se SHBA gjithashtu “ndihmuan Izraelin të rrëzonte pothuajse të gjithë dronët”. Edhe Britania e Madhe vendosi avionë në rajon.
Kjo është hera e parë që Teherani ka sulmuar drejtpërdrejt Izraelin pas vitesh të tëra që po zhvillon luftëra me Hezbollahun dhe Hamasin.
Irani paralajmëroi se do të përdorte më shumë forcë nëse Izraeli përgjigjet në të njëjtën mënyrë.