Irani ka reaguar pasi dronët që nisi drejt Izraelit u bllokuan. Teherani deklaron se “çështja mund të konsiderohet e përfunduar” duke e arsyetuar si kundërpërgjigje ndaj sulmin në ambasadën iraniane në Damask, për të cilën iranianët fajësojnë Izraelin.
“Veprimi ushtarak i Iranit ishte në përgjigje të agresionit të regjimit sionist kundër objekteve tona diplomatike në Damask. Çështja mund të konsiderohet e përfunduar.
Megjithatë, nëse regjimi izraelit bën një gabim tjetër, përgjigja e Iranit do të jetë dukshëm më e ashpër. Është një konflikt mes Iranit dhe regjimit mashtrues izraelit, nga i cili SHBA duhet të qëndrojë larg”.