Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit. “Jam thellësisht i alarmuar për rrezikun real të një përshkallëzimi shkatërrues në mbarë rajonin.
Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale për të shmangur çdo veprim që mund të çojë në konfrontime të mëdha ushtarake në fronte të shumta në Lindjen e Mesme”, tha ai për United Nations.