Grupi i Dialogut për Reformën Zgjedhore ka miratuar planin e punës për muajt në vijim.
Takimi i radhës do të mbahet në 18 prill ku pritet të diskutohet në lidhje me me zgjedhësit dhe përgatitja e listës së zgjedhësve; përmbajtja, hartimi dhe miratimi i listës së zgjedhësve; dhe procesi i përgatitjes së listës së zgjedhësve.
Miratimi i projektligjit dhe eventualisht i projektligjeve te tjera të lidhura me të, pritet të miratohet deri më 1 korrik.
Për sa i takon votës së emigrantëve nëse do të lejohet ose jo, çështja do të diskutohet më 30 prill.