-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Mocioni me debat për Xibrakën i detyrueshëm, nuk heqim dorë

Kryesoret

Në një deklaratë për mediat kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh se demokratët do vijojnë t’i qëndrojnë mocionit për çështjen e Xibrakës.

Ai u shpreh se Kryetarja e Kuvendit duhet të propozojë një datë.

Bardhi: Atëherë siç edhe pritej konferenca e kryetarëve ka refuzuar të propozojë apo caktojë një datë në grupin parlamentar sa i takon shitjes formimit apo lëndëve narkotike.

Ishte tërësisht në të drejtën që opozita ka për të kërkuar nocione të tilla.

Mocioni jonë bazohej në të dhëna konkrete të raporteve ndërkombëtare që e listojnë Shqipërinë në krye të vendeve problematike, për transport droge, ishte terezish i bazuar në të drejtën për të kërkuar mocion në përputhje me rregulloren. Kur bëhet fjalë për drogë qytetarëve i shkon mendja tek vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama dhe kur bëhet fjalë për Olsi Ramën janë gati të shkrijnë kuvendin e Shqipërisë, rregulloren e Kuvendit dhe kushtetutën. Sic shkrinë javën e kaluar për llogari të Olta Xhaçkës, shkrinë gjykatën kushtetuese.

Ne do t’i qëndrojmë mocionit që kemi paraqitur. E vetmja kompetencë që ka kryetarja e Kuvendit është të propozojnë një datë, por mocioni është i detyrueshëm brenda 30 ditëve nga momenti i paraqitjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit