-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër vendimi, Begaj: Shqipëria e ka për detyrë të jetë avokate e Kosovës

Kryesoret

Presidenti Begaj pas takimit me Vjosa Osmanin në Prishtinë është shprehur se Shqipëria e ka për detyrë të jetë një avokate mjaft e mirë e Kosovës për njohje dhe anëtarësime të reja. Më tej, Begaj ka thënë se marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë janë jashtëzakonisht të mira.

“Marrëdhëniet mes dy shteteve unë nuk do i quaja shumë të mira politikisht siç është emri i zakonshëm, por marrëdhëniet janë siç duhet të jenë, jashtëzakonisht të mira dhe vëllazërore, jemi 2 shtete, por jemi 1 komb dhe kemi për detyrë që t’i jemi njëri-tjetrit afër në çdo moment, në ditë të mira dhe në ditë të këqija. E rëndësishme që të punojmë për popujt tanë, për mirëqenien e tyre dhe marrëdhëniet ekonomike duhet të zhvillohen, marrëveshjet duhet të implementohen sa më shpejt.

Në marrëdhëniet ndërkombëtare, një nga vlerat e Shqipërisë është që politika jonë jashtme, e linjëzuar me atë Europiane dhe Euro-Atlantike. Duke qenë pas një mandati tepër të suksesshëm në Këshillin e Sigurimit, duke mbrojtur vlerat njerëzore, natyrisht Shqipëria e ka për detyrë dhe do të bëjë gjithmonë këtë detyrë, të jetë avokate mjaft e mirë e Kosovës, për njohje të reja dhe për anëtarësime në organizatat ndërkombëtare.

Jam shpresëplotë që nesër do të kemi votim të suksesshëm në Këshillin e Europës. Kjo do të na japë akoma më shumë frymëzim për të bërë punë më të mira në të ardhmen. Dëshiroj që bashkëpunimi jonë të vazhdojë, të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të dëgjojmë ndërkombëtarët” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit