Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në Këshillin e Europës në Strasburg.
Basha ka shpërndarë një video në Facebook nga selia e KiE, ku thotë se java nis me vendime të mëdha.
Ai shprehet se nesër do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës si dhe mbi propozimin tim për konfiskimin e aseteve shtetërore ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.
“Përshëndetje nga Këshilli i Europës. Nis java e vendimeve të mëdha: nesër votohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës si dhe mbi propozimin tim për konfiskimin e aseteve shtetërore ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës”, thotë kreu demokrat.