-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Ma sillni këtu Dumanin, bën si i fortë dhe mburret se do më arrestojë!

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shfaq sonte në Opinion mjaft i irrituar me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani. Ku u pyet për hetimet e SPAK, Meta akuzoi Altin Dumanin se mburret se do të arrestojë Ilir Metën.

“Hetimi i SPAK-ut tarallakut ka nisur në dhjetor të 2019, me prokuror Altin Dumanin që bën si i fortë dhe mburret se do merret me Ilir Metën dhe se ka mbështetjen e amerikanëve. SPAK ka nisur hetim në dhjetor 2019 për CEZ. Sipas të dhënave të mia pas takimeve të Dumanit me McGonigalin e Edi Ramës.

Dhe pse ka nisur në 2019 për një çështje të mbyllur? Ka nisur që Meta nuk lejonte të pushtohej Gjykata Kushtetuese nga banda e Ramës, që të mos kishte asnjë mendim pakicë dhe të asgjësohej drejtësia”, tha ai.

“SPAK është nën hetim nga unë. Unë jam një patriot shqiptar që një organizatë që kërkon mandat tjetër pasi ka marr një mandat 9 vjeçar dhe pasi merr nga 7-8 mln rroga, pasi ka vite që shkatërron zgjedhjet në Shqipëri”.

“Ma sillni këtu Altin Dumanin. Do të frenojë Ilir Metën të sjellë pluralizmin. E duke kapur ndonjë laraskë lart e poshtë duke marrë Partinë e Lirisë. I duhet Edi Ramë siç mori peng PD dhe vulën. Ma sill këtu Altin Dumanin ta shohin shqiptarët. E akuzoj për veprimtari politike të qëllimtë.

Ky person nuk ka kurja t’i vërë Ramë hekurat për inceneratorët. Nuk ka kurajo t’ia vërë Veliajt hekurat. U jep pyetje gazetarëve të vetë që është Meta andej e këtej. Nuk kam asgjë për të më hetuar. Kam qenë zyrtari më korrekt i këtij shteti”, tha ai më tej.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit