Një 3-vjeçar është raportuar i zhdukur në qytetin e Durrësit ku tashmë prej 4 ditësh e ëma e fëmijës nuk ka më asnjë informacion prej tij.
Babai i djalit ka ndërruar jetë 1 vit më parë, dhe tani ai jeton vetëm me të ëmën. Gjithçka ka nisur 4 dit më parë kur i mituri është marrë nga gjyshërit e tij, prindërit e të atit për një vizitë disa orëshe, prej atij momenti nuk e kanë kthyer më kurrë djalin.
Kjo ka bërë që nëna ta denoncoj në polici, e cila fillimisht ka vënë nën arrest gjyshin e fëmijës Rexhep Gunin 58 vjeç. Ky i fundit pretendon se fëmija ka shkuar tek të afërmit në Kukës, por nuk gjendet as atje në adresën e dhënë. Ndërkohë në kërkim është shpallur gjyshja e fëmijës 3-vjeçar.
Sipas burimeve në polici, ka dyshime se fëmija mund të jetë marrë dhe larguar jashtë shtetit. Ndërkohë është dhënë sinjal të ruhen pikat kufitare.
“Jam e shqetësuar. Nuk e di ku ndodhet fëmija im. Nuk e di nëse është mirë. Kërkoj nga policia të bëjë të mundur gjetjen e tij. Nuk e di pse ndodhi kjo pasi nuk e kam penguar kurrë fëmijën të shkonte te gjyshërit e tij. Dua të më kthehet çuni im, u bë 4 dit që nuk e kamë par nuk e di a është gjallë apo jo”, ka deklaruar nëna e djalit 3 vjeçar.