Kanë përfunduar punimet e Komitetit Politik në Kuadër të Këshillit të Evropës ku u diskutuan amendamentet e propozuara për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në këtë Komitet nuk kanë kaluar asnjë prej amendamenteve të propozuara nga Serbia dhe as ai i Italisë që fliste për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, njofton Klankosova.tv.
Në total ishin 16 amendamente, ku prej tyre kanë kaluar vetëm tri, përkatësisht amendamenti një, amendamenti 11 dhe amendamenti 12. Pasdite votohet pranimi ose jo ku duhen 2/3 e votave.