-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lot dhe dhimbje për vrasjen e gruas në Kosovë: Duhet të qëndrojmë bashkë

Kryesoret

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas që ndodhi ditën e sotme në këtë komunë. Ai është shprehur se është e vështirë të flitet për dhimbjen dhe trishtimin që po përjeton qyteti, siç u shpreh ai, në këtë moment të zymtë.

“Ditë e trishtë sot. Vështirë të flitet për dhimbjen dhe trishtimin që po përjeton qyteti ynë në këtë moment të zymtë.

Në këto çaste, ne duhet të qëndrojmë bashkë dhe të kërkojmë drejtësi për viktimën. Nuk ka vend për dhunë në shoqërinë tonë, sepse dhuna është një përpjekje e dëshpëruar për të zëvendësuar autoritetin e humbur”.

Ai ka bërë thirrje që të punohet për një shoqëri në të cilën njerëzit jetojnë në paqe dhe siç u shpreh ai, kanë respekt e dashuri për njëri tjetrin.

“Le të punojmë së bashku për një shoqëri në të cilën njerëzit jetojnë në paqe dhe kanë respekt e dashuri për njëri tjetrin.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerës të kësaj ngjarjeje tragjike, Gjyljeta Ukella, e cila për dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë”, ka shkruar Muhaxheri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit